Jo të gjithë llojet e mjaltit kanë të njëjtat veçori.

Mjalti është një ëmbëlsues, por edhe një ushqim që vepron si ilaç natyror për shkak të vetive të tij të shumta.
Mjalti përbëhet nga fruktoza, glukoza, ujë dhe kripëra minerale (kryesisht hekur, kalcium, fosfor) dhe vitamina.
Dobitë e mjaltit janë të pafundme, por  jo të gjithë llojet e mjaltit kanë të njëjtat veçori.

Mjalti i Bagremit (Akacia) është sigurisht një nga më te mirët, si për fytin ashtu dhe për të luftuar inflamacionet, në mënyrë që lehtëson tretjen. Për më tepër, është pastrues i mëlçisë, përveçse është dhe laksativ.

Mjalti i Gështenjës, në krahasim me atë të bagremit (akacies), është më i fortë. Ai gjithashtu ndihmon për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, ka një efekt pastrues të traktit urinar, të mëlçisë dhe është antispasmatik.

Vetitë specifike të mjaltit shumëlulesh varen, më së shumti, nga bima dominuese, por në përgjithësi mund të themi se ky mjalt ka një veprim pozitiv në fyt dhe e pastron mëlçinë.

Por ka shumë lloje të tjera të mjaltit, më pak të njohura.

Për shembull, për të trajtuar dhimbjet e fytit, ethet dhe gripin këshillohet mjalti i tërfilit, i cili është qetësues dhe antiseptik, mjalti i pishave ndikon në traktin respirator, kurse mjalti i malit është kundër temperaturës.

Mjalti mund të luajë gjithashtu një efekt pozitiv në sistemin nervor: Mjalti i Blirit ndihmon për të luftuar pagjumësinë, është qetësues në qendrat e sistemit nervor. Mjalti  këshillohet për dhimbje menstruale, është diuretik dhe ndihmon tretjen!

 

Be Sociable, Share!