Daily Archives: October 1, 2013

POLENI

Ç’është poleni?
Poleni është organi mashkullor i shumimit tek bimët, të cilin bleta e mbledh dhe lëshon mbi të lëndët e saj jargore, gjë e cila i jep atij vetitë kuruese. Bleta e mbledh polenin dhe e rezervon atë brenda hojeve për t’u ushqyer me të. Poleni është burimi kryesor i proteinës dhe vitaminave për bletët.

Vetitë kuruese:
1. Poleni është element i rëndësishëm në ndërtimin e trupit për shkak se përmban një numër vitaminash bashkë me një përqindje të madhe aminoacidesh, prandaj ai hap oreksin dhe shton peshën. Ai këshillohet për të sëmurët pas operacioneve që të rimarrin veten dhe të shërohen shpejt, ose pas shërimit nga një sëmundje e gjatë, me qëllim që t’i rikthejë trupit fuqinë dhe gjallërinë.

2. Aktivizues seksual dhe shtues i pjellshmërisë.

3. Pakëson shqetësimet nervore.

4. Ilaç efektiv për rastet e varfërimit të gjakut “anemisë”, sepse rrit përqindjen e hemoglobinës në gjak dhe në qelizat e kuqe të gjakut, si rezultat i përmbajtjes së hekurit që ka.

5. Rregullon funksionin e zorrëve duke aktivizuar bakterien e zorrëve për kryerjen e funksionit të saj. Prej këtu, poleni është i dobishëm për rastet e kapsllëkut kronik dhe diarresë kronike. Ai konsiderohet si ushqimi shembullor i zorrëve.

6. Përmirëson funksionin e prostatit dhe konsiderohet si ilaç i dobishëm për zmadhimin e prostatit tek të mëdhenjtë në moshë, duke vepruar në heqjen e kongjestionit.

7. Aktivizues i sistemit imun dhe anti infeksion.

8. Ilaçi më i mirë që i këshillohet të sëmurëve me mëlçi për përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.

9. Ndihmon në uljen e përqindjes së kolesterolit në gjak. Forcon muret e enëve të gjakut.

PROPOLIS

Vetitë kuruese

1. Propolisi përmirëson punën e sistemit imun dhe konsiderohet si antibiotik natyror kundër viruseve dhe infeksioneve.
2. Antikanceror, për faktin se aktivizon qelizat ngrënëse dhe është vërtetuar se ai pengon zhvillimin e qelizave kancerore në zorrën e trashë dhe lufton kancerin e gjakut – Leukemin.
3. Antialergjik në përgjithësi, nëpërmjet shtimit të fuqisë së gjakut për pengimin e hestaminës si rezultat i “quercetin” që ai përmban.
4. Antibiotik natyral me përdorim të gjerë, d.m.th. që mbulon një varg të madh bakteriesh, siç janë hilikcobacter dhe bakteri i tuberkulozit.
5. Antimykoz. Propolisi konsiderohet si lënda më e fortë kundër mykut Candida, prandaj disa nëna e lyejnë gojën e mykur të foshnjeve me të.

6. Pastrues dhe sulmues i sëmundjeve ngjitëse, për shkak se përmban Benzoic Acid.
7. Antitumorial, sepse pakëson depërtimin nëpërmjet kapilarëve të gjakut duke i fuqizuar ato me anë të grupit të flavonoidëve që ai përmban.
8. Fuqizues dhe përtëritës i lëkurës dhe i membranave të brendshme mukoze.
9. Pakëson ngritjen e tensionit të gjakut.
10. Rrit aktivitetin e qelizave limfatike për të ngrënë qelizat e huaja.
11. Parandalon dhe pakëson dështimin akut të frymëmarrjes – Eriadictyal.
12. Korrigjon prodhimin e collagenit dhe elastinit, të cilat marrin pjesë në ndërtimin e qelizave elastike të lëkurës dhe të kapilarëve të gjakut, si dhe në ndërtimin e qelizave të kërceve dhe ligamenteve.
13. Propolisi përdoret gjithashtu për lyerje sipërfaqësore: për puçërrat e rinisë, të thatët, lungën (xhungat e mbushura me qelb), sëmundjet mykoze të thella të lëkurës, ekzemën dhe Pyodermën.
14. Për kurimin e infeksionit të kyçeve dhe të sistemit muskular (me lyerje nga jashtë).

Doza dhe mënyra e përdorimit:
1. Propolis nuk përdoret për fëmijë nën një vjeç.
mund ta përcjellësh pa problem.
2. Esenca e propolis-it (5-50% përqendrim): 5-30 pika, tre herë në ditë, me mjalt të holluar me ujë ose me limonadë.
3. Esenca e propolis mund të përdoret edhe nga jashtë në kozmetikë dhe për larje nga poshtë (për infeksionet e vaginës).
4. Përdorimi i propolis për nuhatje jep rezultate të shkëlqyera në rastet me probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkri.

Ky produkt gjendet në BioNatural Shop.

Qumështi i bletës

Shpëtimi nga sëmundjet mund të jetë më pranë dhe nuk ka nevojë për laboratorë të sofistikuar dhe medikamente të krijuara nga shkencëtarët. Bletët ofrojnë një alternativë! Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve), etj. Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe preferohet shumë nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Efektet kuruese
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Përmbajtja
Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.

Shampo me ekstrakte te BISHTIT TE KALIT

Formula speciale ne shampon me ekstrakte te bishtit te kalit parandalon renien e flokeve dhe largon zbokthin. Ajo eshte e pasur me perberes bimore. Miremban floket, i jep volum dhe shkelqim, dhe permireson shendetin e tyre.
Kjo shampo eshte ideale per floke te demtuar dhe te lyer me ngjyre.

Bishti i kalit: Ndihmon cdo lloj floku duke i bere te shendetshem dhe te shkelqyeshem. Rritja e shpejte e flokeve pasurohet nga aminoacide thelbesore, ne menyre per ta transformuar flokun e zakonshem ne floke te dendur dhe te shkelqyeshem.

E gjeni ne BioNatural Shop

Shampo me vaj te FARES SE ZEZE

Rregullator i semundjeve te lekures

Ndalon renien e flokut

Ndihmon ne largimin e zbokthit

Ushqyes efektiv i qelizave te lekures

E gjeni ne BioNatural Shop-Prishtine